KreuAktualiteti“Vjedhje e një grupi kriminal”/ GJKKO kërkon rëndimin e pozitës për Beqajn:...

“Vjedhje e një grupi kriminal”/ GJKKO kërkon rëndimin e pozitës për Beqajn: SPAK, rikualifiko akuzën!

Gjykata e Posaçme ka kërkuar që t’i rëndojë pozitat ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj në lidhje me dosjen e koncesionit abuziv të sterilizimit.

Në seancën që po zhvillohet ditën e sotme, gjyqtarja Flojera Davidhi i ka kërkuar SPAK-ut që të rikualifikojë akuzon për Ilir Beqajn, ish zëvendësministrin Klodian Rjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj, duke i akuzuar për vjedhje duke shpërdoruar detyrën në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Kjo është një akuzë më e rëndë nga ajo që kishte ngritur SPAK në përfundim të hetimeve paraprake dhe dërgimit të dosjes për gjykim. SPAK e akuzonte Beqajn vetëm për veprën penale “shp;rdorim detyre”, ndërsa Rjepajt dhe Rrapajt dosja kishte akuzën e “mashtrimit me pasoja të rënda në bashkëpunim”.

Burime bëjnë me dije se gjyqtarja Flojera Davidhi ka kërkuar dhe veçim të dosjes dhe vazhdim të hetimeve nga SPAK për të saktësuar rolin e Ministrisë së Financave në dosjen e Sterilizimit, ku ministra në detyrë kanë qenë Shkëlqim Cani dhe Arben Ahmetaj.

Gjithashtu, sipas GJKKO-së duhet të hetohet dhe shtetasi italian Umberto Stachini, që është një nga nënkontraktorët e shoqërive.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit