Vjollca Hoxha dhe Ledion Liço dëbojnë Sokol Ballën nga Top Channel…edhe në dera nuk e pranuan të hynte!?!
Vetëm 6 muaj ka zgjatur rikthimi i dytë i Sokol Ballës në Top Channel. Si çdo fillim jave në orën 21:00 në “Top Channel” fillonte transmetimi i emisionit “Top Story” nga Sokol Balla. Mirëpo, mbrëmjen e sotme në ekran nuk është shfaqur emisioni duke konfirmuar zyrtarisht kështu largimin e gazetarit Sokol Balla nga Top Channel.
Të premten e kaluar, në puntatën e cila rezultoi e fundit për këtë emision nën logon e “Top Channel”, Balla u shpreh se donte të vijonte të qëndronte në Top Channel dhe “shpresoj të shihemi të hënën, por nëse nuk shihemi ju uroj më të mirën”, duke lënë të kuptohet se vendimi mbi qëndrimin e tij nuk varet nga vetë ai.
“Si gjithmonë shprehja duhet të ishte shihemi të hënën në orën 21:00. Unë, se kanë dalë disa portale se Sokol Balla ikën në televizion tjetër, unë nuk iki në televizion tjetër, ose më saktë nuk dua të iki asgjëkundi tjetër pasi e konsideroj Topin si shtëpinë time. Sigurisht në ccdo marrëdhënie njerëzore, marrëdhëniet janë dy palshe, nëse një palë nuk do tjetri duhet të largohet. Në këtë rast pala që do të rrijë jam unë”, tha Balla.
Besohet se ka qenë Vjollca Hoxha ajo që i ka dhënë goditjen përfundimtare Sokol Ballës. Ende nuk dihen arsyet e largimit, ndërsa si versione përfliten rënia e arkëtimeve pas ardhjes së Kolit dhe lufta për vijën editoriale në raport me qeverinë.
Lori Hoxha ka këmbëngulur që Kol Balla as të mos i afrohej Top Channel. Sipas burimeve, sot rojet kishin marrë urdhër që Koli të mos lejohej të futej në Top Channel,
Dje paradite, Balla është shfaqur para Top Channel, por i është ndaluar hyrja në godinë, një formë largimi ky poshtërues.
Me dëbimin e Kolit, tashmë fuqizohen pozitat e dhëndrit Ledion Liço.
@NewsIn.Al

