Një nga momentet më dramatike të këtyre zgjedhjeve në Tiranë është padyshim rivalizimi mes dy figurave më të votuara dhe më të vlerësuara të qytetit: Jorida Tabaku dhe Ilir Alimehmeti!
Të dy përfaqësojnë një profil të lartë intelektual, qytetar dhe vizionar për politikën që na duhet sot.
Në një garë ku “Lista e Mbyllur” rrezikon të përjashtojë vlerat e mirëfillta, është momenti që dikush të marrë përgjegjësinë morale dhe politike për të hapur rrugën.
Dorëheqja e një “Kandidati të Imponuar” do të ishte një akt i vërtetë dinjiteti – në shërbim të demokracisë së brendshme dhe të zgjedhësve të Tiranës.
Vlerat nuk duhet të mbeten jashtë Parlamentit!
Zak Topuzi
@NewsIn.Al

