Një italian është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur një automjet tip Audi Q5 dhe më pas ka tentuar të arratiset.
Raportohet se ngjarja ka ndodhur në një rrugë dytësore, ku pronari i automjetit sapo kishte dalë nga makina, duke e lënë atë të ndezur.
Pasi ka marre makinen ai ka përshkuar zonën e Astirit, ndërsa efektivët e Komisariatit të Policisë Nr. 6, së bashku me shërbimet e Policisë Rrugore, janë vënë në ndjekje të tij.
Gjatë arratisjes, i dyshuari ka kryer disa manovra të rrezikshme dhe është përplasur me disa automjete. Në përpjekje për ta ndaluar, gjatë ndjekjes është lënduar edhe një punonjës policie.
Pas ndjekjes, policia ka arritur ta ndalojë dhe arrestojë shtetasin italian.
@NewsIn.Al
