Vrasja e 28-vjeçares në Athinë – Vrasësi e priste jashtë repartit të policisë dhe e goditi disa herë me thikë

Gjithçka ndodhi në orën 10.30 të së hënës në mbrëmje jashtë komisariatit të policisë Agioi Anargyro ku 28-vjeçarja kishte shkuar për të denoncuar ish të dashurin e saj teksa e kishte parë jashtë shtëpisë dhe kishte frikë.
Por, sapo ajo ka dalë nga AT, pak pas orës 22:30, 39-vjeçari e ka ndjekur dhe e ka sulmuar me thikë, duke e plagosur për vdekje. Menjëherë më pas, autori i dyshuar është plagosur dhe është dërguar në spitalin “Gennimatas”. Në njoftimin e GADA-s thuhet:
“Një grua është gjetur e plagosur për vdekje nga një objekt prerës në zonën e Aghii Anargyrit. Nga vendi i ngjarjes, autori i dyshuar i sulmit është dërguar në spital me autoambulancë të shoqëruar nga efektivë të policisë. Një hetim paraprak po kryhet nga Drejtoria e Sigurimit të Athinës”.

@NewsIn.Al
