KreuAktualitetiVrasja e Anesti Ramës/ Gjykata lë në burg gruan, vajzën dhe të...

Vrasja e Anesti Ramës/ Gjykata lë në burg gruan, vajzën dhe të dashurin e saj

Vrasja e Anesti Ramës/ Gjykata lë në burg gruan, vajzën dhe të dashurin e saj

Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm ka dhënë masën e sigurisë “arrest me burg” për tre personat e dyshuar për përfshirje në vrasjen e 56-vjeçarit Anesti Rama.

Në pranga kanë përfunduar vajza e viktimës, Emalinda Rama, 26 vjeçe, bashkëshortja e tij, Valbona Rama, si dhe Çlirim Dogani – i dyshuar se kishte një lidhje intime me të bijën e viktimës. Të tre të ndaluarit janë marrë në pyetje dhe sipas burimeve nga gjykata, kanë mohuar çdo përfshirje në krim.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik për shkak të rrethanave familjare që përfshijnë bashkëshorten dhe vajzën e viktimës si bashkëpunëtore të mundshme në vrasje.

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit