Monday, May 19, 2025
spot_img
HomeAktualitetiVrasja me porosi nga Dubai! Policia ka zbuluar vrasesin e 58 vjecarit...

Vrasja me porosi nga Dubai! Policia ka zbuluar vrasesin e 58 vjecarit ne Vlore, RENEA ne Ksamil ka arrestuar…

Vrasja me porosi nga Dubai! Policia ka zbuluar vrasesin e 58 vjecarit ne Vlore, RENEA ne Ksamil ka arrestuar…

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha në emisionin Now në Euronews Albania se policia ka arrestuar mbrëmjen e së martës njërin nga autorët e vrasjes së 58-vjeçarit Renato Hoxhaj 2 ditë më parë në qytetin e Vlorës.

Ai informoi se FNSH dhe RENEA kanë zbarkuar në zonën e Ksamilit ku kanë rrethuar dhe kanë arrestuar njërin nga autorët, ndërsa autori tjetër, që dyshohet se është shtetas i huaj, është arratisur drejt Greqisë.

Karamuço tha se policia e ka zbardhur plotësisht vrasjen që fillimisht u dyshua për çështje pronësie, ndërsa theksoi se kjo është një vrasje mafioze e porositur nga Dubai nga grupe kriminale.

Sot policia me një punë spektakolare e ka zbardhur plotëssisht atë vrasje, nuk është vrasje për çështje pasurie, është një vrasje shumë e sofistikuar e porositur nga Dubai nga grupet kriminale, krimi i organizuar, grupe që kanë porositur 2 persona për të kryer atentatin.

Njëri është i huaj, ka kaluar kufirin dhe po ndiqet nga autoritetet greke, tjetri është rrethuar në Ksamil dhe sapo është arrestuar. Deri tani dyshohet se nga ana e grupeve kriminaleve rivale i ndjeri është akuzuar shpesh si informator i grupit tjetër dhe është ekzekutuar me urdhër nga Emiratet e Bashkuara.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments