Vrasje e “porositur” në burgun e Peqinit. Autori Sokol Mjacas, që vrau dy turistë çekë para 8 vitesh, i dënuar i përjetshëm sikurse viktima dhe i burgosuri tjetër që u plagos.
Ngjarja sipas njoftimit të Drejtorisë së Burgjeve:
Sokol Mjacaj ka qëlluar drejt Arben Lleshajt ndërsa Ilir Xhakja i cili i ka dalë në krah për ta mbajtur ka mbetur i plagosur. Më pas u mësua se Arben LLeshaj ndërroi jetë në spital ndërsa Ilir Xhakja ndodhet i plagosur në spitalin e Peqinit.
Ende janë të paqarta shumë detaje ndërsa në njoftimin paraprak të Drejtorisë së Burgjeve të orës 14: 51 flitej për një konflikt mes tre te denuarve me burgim te përjetshëm
Sipas burimeve brenda burgut, flitet për një vrasje të porositur nga Anglia…Arma i është dërguar me dron.
@NewsIn.Al

