Winston Churchill – përmes aforizmash
Aforizmat- janë thënie të shkurta por që shprehin të vërteta universale. Ato janë thënë nga njerës të mëdhenj, me përvoje jete dhe vrojtim të mprehtë.
– Gënjeshtra ka shkuar deri në gjysmë të botës, përpara se e vërteta të ketë mbathur pantallonat.
– Një pesimist shikon vështirësi në çdo mundësi; një optimist shikon mundësi në çdo vështirësi.
– Të gjithë njerëzit gabojnë, por vetëm njerëzit e mëdhenj mësojnë nga gabimet.
– Politikani bëhet burrështetas kur nisë të mendojë për brezat e ardhshëm dhe jo për zgjedhjet e ardhshme.
– Socialistët janë si Kristofor Kolombi: nisen pa e ditur ku duan të shkojnë, kur mbërrijnë nuk e dinë se ku ndodhen; dhe e gjitha kjo bëhet me paratë e të tjerëve.
– Përgjegjësia është çmimi i madhështisë.
– Nëse një person pi duhan pranë tabelës “ndalohet duhani”, i duhet vënë gjobë, por nëse aty pinë duhan 200 persona, atëherë duhet hequr tabela.
– Njeriu nuk vlen për paratë që ka, por për respektin që gëzon.
– Ndërtimi bëhet pak nga pak për vite të tëra. Kurse shkatërrimi mund të bëhet për një çast.
– Aftësia politike është aftësia e të parashikuarit çfarë do të ndodhë nesër, javën e ardhshme, muajin e ardhshëm, vitin e ardhshëm.
– Fillimisht ne u kemi dhënë formë ndërtesave, pastaj ato na dhanë formë ne.
– Pacifist është ai njeri që ushqen krokodilin me shpresën se do të hahet i fundit.
– Problemet e fitores janë më të pëlqyeshme se të humbjes, por nuk janë më pak të vështira.
– Fanatik është ai që s’mund të ndryshojë ide dhe nuk do të ndryshojë as argument.
– Kam frikë vetëm nga njerëzit që nuk dinë të arsyetojnë.
– Problemi i kohës sonë është se njerëzit nuk duan të jenë të dobishëm, por të rëndësishëm.
– Nëse e tashmja ndalon të gjykojë të shkuarën, humbet të ardhmen.
– Diktatorët kalërojnë mbi tigra nga të cilët nuk guxojnë të zbresin, ndërkohë që tigrat bëhen gjithnjë e më të uritur.
– Demokracia është sistemi më i keq i mundshëm, përveç të gjitha sistemeve të tjera qeverisëse që kemi njohur deri tani.
– Demokracia nuk të mëson si ta fitosh pushtetin, por si ta lesh atë në momentin e duhur..
PS. Winston Leonard Spencer-Churchill (1874-1965) ishte kryeministër i Britanisë së Madhe, në momentet më të rënda gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte oficer, por njihet si historian dhe një nga oratorët më të njohur në histori. Më 1953 fiton Nobelin për Letërsi, “për mjeshtërinë e tij të përshkrimeve historike dhe biografike, si dhe për oratorinë brilante në mbrojtje të vlerave njerëzore”. (Klodi Stralla)
@NewsIn.Al
