Thursday, May 16, 2024
spot_img
HomeOpinionYlli Rakipi: Ti mund të bësh marrëzira pafund. Një njeri del dhe...

Ylli Rakipi: Ti mund të bësh marrëzira pafund. Një njeri del dhe përjashton këdo.

Sot në emisionin “Te pa ekspozuarit” nga Ylli Rakipi.

Gjatë debatit në srudio,  justifikimeve të vazhdueshme të Salianit,  gazetari,  moderator Rakipi nuk mundet ta përmbajë më veten…

Pjesë nga debati: 

Ylli Rakipi: Ti mund të bësh marrëzira pafund. Një njeri del dhe përjashton këdo.

Ervin Salianji: Nuk ka përjashtuar njeri. S’ka përjashtuar njeri fare, është pezullim.

Ylli Rakipi: Keni pjellë fjalën pezullim.

Ervin Salianji: Do flasim për statutin apo në parim?

Ylli Rakipi: Ti je moshë e re, merre me mend kur bën edhe ti kështu.

Ervin Salianji: Po pse si të shkelim statutin?

Ylli Rakipi: Statutin ti e ke bërë copa.

Ervin Salianji: Se je gazetar, thuaj cilin nen.

Ylli Rakipi: Kush e pezullon Sali Berishën? Cili nen në statut? Ç’është pezullimi në statutin tuaj?

Ervin Salianji: Pezullimi është masë e përkohshme, që merret deri në zgjidhjen e një situate.

Ylli Rakipi: Pse ore fjalorin shqip-shqip po më tregon ti mua? Ç’është në statutin tuaj pezullimi po të pyes?

Ervin Salianji: Kjo pra është pezullimi.

Ylli Rakipi: Ore mos tall menderen me shikuesin. Pezullimin e ke në statut? Ma nxirr statutin.

Ervin Salianjin: Po është.

Ylli Rakipi: Asgjë nuk ke, duhet të kesh turp!

#NewsIn. Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments