Nga Zak Topuzi
Këto ditë, po shfletoj një libër mbi KORÇËN, nga viti 1500 deri 1945, botuar nga z. Viron Prodani , të cilin që në fillim dua ta komplimentoj. Nëpërmjet faktesh, njihesh me një qytet europian që zhvillohej me ritme të shpejta, falë dhe dashurisë për qytetin.
Një fakt interesant, nga inventari për ,arësye sekuestro, bërë në Janar 1945, KORÇA kishte 235 automjete dhe një aeroport. Vetëm fshati Dardhë kishte 12 taksi. Mund ta mendoni një qytet të vogël, në një shqipëri pa rrugë të shtruara, paisur me gjithë këtë arsenal motorik. Çfarë dëmi i solli vendit komunizmi ekstrem.
Në vitin 1923 ngihet “Oda e Tregëtisë” KORÇE, (Dhoma e Tregëtisë). Të bën përshtypje që në një qytet të vogël, të kishte të regjistruar 1160 subjekte tregëtare, sot kaq shumë subjekte, nuk kanë të regjistruar gjithë dhomat e Shqipërisë. Këshilli i parë zgjodhi Kryetar Mina Frashërin. Mund të shohësh të gjitha pagesat, donacionet, gjobat, etj.
Nga dokumentacioni, kuptoje qartë fuqinë e dhomës dhe ndikimin e saj në taksat doganore për të mbrojtur prodhimet vëndase. KORÇA, një qytet me tradita, jo pa meritë është sot, “Poli” kryesor i turizmit gjithëvjetor.

@NewsIn.Al

