KreuAktualitetiZbardhet atentati ndaj 33-vjeçarit shqiptar në një qendër tregtare mbrëmjen e 13...

Zbardhet atentati ndaj 33-vjeçarit shqiptar në një qendër tregtare mbrëmjen e 13 prillit në Marbella të Malagës.

ATENTATI NDAJ SHQIPTARIT NË SPANJË, ARRESTOHEN 2 BASHKËKOMBASIT QË E QËLLUAN 10 HERË

Zbardhet atentati ndaj 33-vjeçarit shqiptar në një qendër tregtare mbrëmjen e 13 prillit në Marbella të Malagës.

Pas një muaji, policia spanjolle vuri në pranga dy shqiptarët, të akuzuar se kanë qëlluar 10 herë me armë zjarri ndaj shqiptarit.

Autorët e kishin ftuar në një takim shqiptarin, ku aty i kishin bërë gati edhe kurthin për ta eliminuar fizikisht, por pa mundur të realizojnë qëllimin sepse 36-vjeçari u shpëtoi plumbave.

Njëri prej shqiptarëve ishte organizator i takimit, ndërsa ata janë ndihmuar nga një kolumbian për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Gjatë kontrollit të 3 banesave, policia spanjolle ka sekuestruar 12 mijë euro dhe disa celularë.

 

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit