Wednesday, November 5, 2025
spot_img
HomeAktualitetiZbulohet shuma e kripur: Ja sa fitoi “sherifi” LaCivita nga PD për...

Zbulohet shuma e kripur: Ja sa fitoi “sherifi” LaCivita nga PD për zgjedhjet…

Është zbuluar pagesa që Partia Demokratike ka bërë për strategun Chris LaCivita për fushatën e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit.

Sipas raportit financiar të PD të depozituar në KQZ, shuma totale që është derdhur në llogarinë e kompanisë Advancing Strategies te Chris LaCivita është plot 1 milionë e 670 mijë dollarë.

Pagesat janë kryer në data 11 shkurt 2025, 16 mars 2025, 24 mars 2025, 26 maj 2025. Pagesa e fundit për LaCivitan ishte 15 ditë pas zgjedhjeve.

“Sherifi” LaCivita u bë një emër i lakuar gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare, me mazhorancën që kërkoi gjithnjë transparencë për paratë me të cilat ai do të paguhej.

Ai doli në disa takime elektorale me kreun e PD, Sali Berisha ku bëri dhe akuza në drejtim të kryeministrit Edi Rama. Por edhe ky i fundit e vuri në qendër të ironisë së tij gjatë fushatës

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments