KreuAktualitetiZelensky shtyn udhëtimin në Arabi, SHBA-Rusi takim pa Ukrainën

Zelensky shtyn udhëtimin në Arabi, SHBA-Rusi takim pa Ukrainën

Zelensky shtyn udhëtimin në Arabi, SHBA-Rusi takim pa Ukrainën

Pak pasi SHBA dhe Rusia “bënë paqe” në Arabinë Saudite, lideri i Kievit, Volodymyr Zelensky ka reaguar ashpër kundër këtij takimi.

Ai ka bërë thirrje që Ukraina dhe Evropa të përfshihen në çdo negociatë paqeje që amerikanët dhe rusët kanë planifikuar të zhvillojnë në vijim. Ai tha se bisedimet “nuk mund të zhvillohen pas shpinës sonë”.

Në një postim në Telegram, Zelensky thotë se është me “rëndësi thelbësore që negociatat të përfshijnë aktorët kryesorë të prekur nga pasojat e agresionit rus”, që janë Ukrainë dhe Bashkimi Europian.

“Ukraina, Evropa – në një kuptim të gjerë, që përfshin Bashkimin Evropian, Turqinë dhe Britaninë – duhet të përfshihen së bashku me Amerikën në bisedimet dhe zhvillimin e garancive të nevojshme të sigurisë që kanë të bëjnë me fatin e pjesës sonë të botës”, tha ai.

Zelensky do të vizitonte vetë Arabinë Saudite nesër, por e ka shtyrë udhëtimin për muajin e ardhshëm. Dy burime i thanë Reuters se kjo ishte me qëllim që të mos i jepej ndonjë “legjitimitet” takimit SHBA-Rusi.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit