“Zgjedhje që nuk dhanë zgjidhje” / Nestor Dede- Athinë
Një javë nga dita që duhej të zgjidhnim, kush me mirë përfaqëson – mbron e mbështet të drejtat, lirinë tonë dhe të pasardhësve tanë këtu në Greqi.
Besoj se çdonjëri nga bashkëkombësit tanë që i hynë garës për një vend në parlamentin grek e ka të qartë nevojën për drejtësi e barazi me bazë kontributin real të çdo emigranti shqiptar në Greqi. Po ashtu besoj që ambicia e garuesve nuk do e lërë pas dore “luftën” për të drejta këto të pamohueshme e të sanksionuara në themelet e një shoqërie demokratike.
Por nuk mund të lë pa vërejtur seriozitetin në tendencë të partive politike parlamentare greke për tu angazhuar seriozisht në zgjidhjen përfundimtare të problemeve sistematikisht të zvarritura.
Nuk mund të rri pa vërejtur që në skuadrat e tre forcave kryesore politike greke nuk mungojnë kandidatët emigrantë – por për ata shqiptarë që numerikisht janë të konsiderueshëm e të barabartë me të paktën 10 vende analogjikisht në Vuli. Nuk u afrohen vend në lista.
PASOK – u që në zgjedhjet e 12-ës kishte kandidatura nga emigrantët shqiptarë në lista pa llogaritur ata që Shqipërinë dhe shqiptarët i mohuan. Por nu k mund të them se mbështetja që iu dha atyre ishte e sinqertë dhe e pa anshme. Pavarësisht se në anëtarësinë dhe strukturat e kësaj partie ishin të përfshirë shumë nga ne qëllimet ishin thjesht për parandalim firove elektorale. Rezultatet e dobëta të kandidatëve tanë në herët e para ishin kryesisht si rezultat i mos impenjimit serioz të tyre – mendoj se kuptonin mbështetjen e shtirur të sistemit. Në dy garat e 19 – ës kandidatët shqiptarë u treguan të pazotë të menaxhonin potencialet, ranë pre e meskiniteteve të ashtuquajturve përfaqësues të emigracionit, dhe nuk arritën të depërtojnë në elektoratin shqiptaro grek.
SYRIZA me ti ardhur era pushtet por edhe për faktin se në dukje ishte parti me e hapur tërhoqi pas 14-ës vëmendjen e shumë emigrantëve shqiptarë. Trumbetoi shqetësimin për drejtat e emigrantëve por në të vërtetë zvogëloi afatet e lejeve të qëndrimit, më herët në opozitë votoi për heqjen e të drejtës së votës në zgjedhjet për pushtetin lokal të emigrantëve me leje qëndrimi 10 vjeçare(leje të cilat i aborti kur erdhi në pushtet). Politikat e saja të emigracionit shërbyen vetëm refugjatëve nga luftërat në lindje dhe aspak emigrantëve të të tjerë që jetonin për mese 2 dhjetëvjeçarë në këtë vend. Pasi testoi përfaqësitë e mërgatës vendosi për kandidatë në zgjedhjet e tanishme shqiptarë nga efektivat dhe strukturat e veta. Zgjedhje që i dha një numër të konsiderueshëm votash duke parë që ishte hera e parë e tyre në garë.
ND pavarësisht ndjekësve të shumtë në radhët e emigrantëve shqiptarë që ka, nuk përzgjodhi as edhe një për kandidat në zgjedhjet parlamentare, as nga minoriteti nuk pamë. Ndërkohë që kishte kandidat emigrant afrikan.
Çuditërisht paçka se ND ishte mbështetëse dhe financonte PD-në shqiptare që nga fillimet e saj nuk shohin të ketë afruar asnjë as nga strukturat e PD-së këtu.
Gjithë sesi mendoj se kandidatura që do mund të na përfaqësonte këtu duhej të karakterizohet nga vetëdija, vendosmëria dhe të mos mbartë komplekse inferioriteti, të menaxhojë mirë fjalën si në shqip ashtu edhe greqisht, të jetë i hapur e i afërt me njerëzit, të ketë vizion, dhe të jetë i pavarur në shoqëri.
Mbase një nga brezi i dytë do ta bënte më mirë këtë.
Një kandidaturë në listën e Epikratias, në një vend të sigurt do i bashkonte bashkatdhetarët, ndoshta duhet filluar nga Europarlamenti. Ose subjekt elektoral si PBDNj.
Nestor Dede
@NewsIn.Al

