KreuAktualitetiZgjedhjet për kreun e ri të RTSH. Përcaktohen 4 kandidatët.

Zgjedhjet për kreun e ri të RTSH. Përcaktohen 4 kandidatët.

Zgjedhjet për kreun e ri të RTSH. Përcaktohen 4 kandidatët.

Anëtarët e Këshillit Drejtues votuan në mënyrë të fshehtë lidhur me vlerësimin për dosjen e secilit nga 6  kandidatët.

Komisioni i votimit përbëhej nga 3 anëtarë, Milena Selimi, Edmond Tullumani dhe Ëngjëll Ndocaj të cilët lexuan edhe rezultatet e votimit.

Për fazën e mëtejshme të konkurrimit u kualifikuan Alfred Peza, Enrik Mehmet, Helidon Haliti dhe Laureta Roshi.

Mbledhja e ardhshme e Këshillit Drejtues do të mbahet ditën e nesërme ku pasi të dëgjohen platformat e kandidatëve të kualifikuar për garën më pas do të kryhet votimi i fshehtë për të zgjedhur Drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së.

Ish-drejtori i Përgjithshëm i këtij televizioni, Enkelejd Joti dha dorëheqjen nga posti i tij më 13 prill të këtij viti dhe u emërua në postin e  zv.Ministrit të Mbrojtjes.

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit