Monday, January 19, 2026
spot_img
HomeAktualitetiZgjerim i Green Coast. KKT jep leje të shumta për hotele e...

Zgjerim i Green Coast. KKT jep leje të shumta për hotele e resorte në Jug

Zgjerim i Green Coast. KKT jep leje të shumta për hotele e resorte në Jug

Këshilli Kombëtar i Territorit (KKT) ka shqyrtuar në mbledhjen e fundit një sërë lejesh zhvillimi e ndërtimi, ku bien në sy projektet e shumta për hotele e resorte kryesisht në zonën e Durrësit dhe në Jug të vendit.

Pas rritjes së turizmit vitet e fundit ka interes nga zhvilluesit për projekte jo vetëm në bregdet por edhe për turizëm mjekësor.

Ky i fundit po nxit edhe ndërtimin e hoteleve në funksion të personave që vijnë në vend për kryerjen e shërbimeve dentare, estetike, mjekësore.

KKT ka dhënë leje ndërtimi për objektin: “Godinë polifunksionale spitalore dhe hotelerie 16 kate mbi tokë me 3 kate parkim nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Tiranë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Terra Construction” sh.p.k.

Një tjetër leje zhvillimi është dhënë për objektin: “Strukturë polifunksionale, shërbime, turizëm mjeksor dhe hoteleri”, me vendndodhje në Bashkinë Lushnje, me subjekt zhvillues shoqërinë “UPTC” sh.p.k.

Në jug pritet që të vazhdojë ndërtimi i resorteve. Është dhënë Leje Zhvillimi për objektin: “Strukturë Hotelerie 4 kate mbitokë me 1 kat parkim nëntokë”, me vendndodhje në Zvërnec, Bashkia Vlorë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Globus Konstruksion” sh.p.k.

Një tjetër leje është për “Kompleks turistik, rezidencial, hoteleri dhe shërbime”, me vendndodhje në Gjilek, Bashkia Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë

“Orion” sh.p.k. Një “Strukturë hotelerie 1, 2, 3 dhe 4 kate mbitokë dhe 2 kate nëntokë”, me vendndodhje në Bashkinë Himarë, ka subjekt zhvillues Z. Aristidh Goro.

Krahas resorteve në Jug do të vijojë dhe ndërtimi i strukturave rezidenciale. Është dhënë leje Ndërtimi për objektin: “Dyeus Residence dhe Suits 1, 2, 3 dhe 4 kate mbi tokë dhe 1 kat nëntokë, me pishinë dhe mur rrethues, me vendndodhje në Dhërmi, Himarë, me subjekt zhvillues shoqërinë “Artech Group” sh.p.k.

Leje janë dhënë dhe në bregdetin e Durrësit, si “Hotel”, me vendndodhje në Rrugën“Bregu i Detit”, në Gjirin e Lalzit, Bashkia Durrës, me subjekt zhvillues shoqërinë “Emav Group” sh.p.k.(Ora News)

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments