Friday, May 15, 2026
spot_img
HomeAktualitetiZgjidhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ja kush e pason...

Zgjidhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ja kush e pason Ilir Prodën!

Zgjidhet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, ja kush e pason Ilir Prodën!

Skënder Hitaj do të jetë kryepolici i ri i Shqipërisë, pas vendimit të Këshillit të Ministrave, të miratuar në mbledhjen e sotme.

Ai ka marrë “dritën jeshile” nga kryeministri Edi Rama, pas procesit disa javor që është zhvilluar nga Ministria e Brendshme.

Lajmin e jep zyrtarisht dhe ministri Besfort Lamallari, i cili publikon fotografinë e Skënder Hitaj dhe konfirmon se drejtori i Policisë Vendore Fier, tashmë është graduar si drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

Fjala e ministrit Lamallari: Sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave miratuam vendimin për dhënien e gradës Drejtues Madhor dhe emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z.Skënder Hita.

Ky është një vendim i bazuar në meritë, profesionalizëm dhe integritet.
@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments