ZGJODHA TË HESHT
Kur të pabesët më prenë në besë,
heshta !
Jo se nuk zieu gjaku në vena ,
jo se u frikësova.
…………………………………..
Heshtja është armë pa gëzhoja!
Kur të paudhët hodhën gurë,
mbollën ferra në tokën time ,
përsëri heshta.
Jo se shpirti nuk u plagos ,
jo se fjalët nuk u gjakosën .
………..,……………………………
Heshtja është gjuhë e arsyes !
Do të hesht , do të hesht .
Do të hesht edhe në raste më të rënda.
Jo se nuk kam guxim , jo se jam naive.
……………………………………….
Heshtja është privilegj i të urtit !
çast
Athinë, më 03.10.2025
E.D.Ifandi
@NewsIn.Al