KreuKulturë / Art" Zgjohuni...Kapeni këtë ditë pa kthim -Jeta është veçse një vegim "//...

” Zgjohuni…Kapeni këtë ditë pa kthim -Jeta është veçse një vegim “// Nga Averta-Hafet Gjino

Jeta si vegim

Ku të humbas në një park me magji
Plot lule shumengjyrëshe mbi barin jeshil
Lejla , bojeqielli, te verdha, shumë gri ,
Çdo pëllëmbë e saj
Pikturë, frymë… poezi !

Luleshqerat si një melodi lëndinave
Stolisur parkut të dashurisë,
Atje ku “Rinia” , ndjenjat
Mbulojnë ëndrrat me orizin e nusërisë !

Gugucja që në mëngjes
Këngën ka filluar ,
Ketrat me symbyllkash nëpër pemë vrapojnë të
luajnë…
Rrezet e diellit mes gjethëve të pemëve
Si buzëqeshje foshnje
Dashurinë rruajnë!

Nuk di çfarë ndjenje më hap sytë në mëngjes
Cicërimat e zogjve apo ëndrra në agim,
Sikur duan të na thone ;
” Zgjohuni
Kapeni këtë ditë pa kthim ,
Jeta është veçse një vegim “!

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit