KreuAktualitetiZonjat emigrante shqiptare- viktima te dhunes bashkeshortore dhe jeteses emigratore ne kushtet...

Zonjat emigrante shqiptare- viktima te dhunes bashkeshortore dhe jeteses emigratore ne kushtet e botes se trete!

Zonjat emigrante shqiptare- viktima te dhunes bashkeshortore dhe jeteses emigratore ne kushtet e botes se trete!

Ne nje hark kohor 10 ditor,nje vajze 22 vjecare,emigrante ne Greqi, u gjet nga policia greke e dhunuar barbarisht nga bashkeshorti qe e konsideronte prone te tijen dhe vetem.
Shtypi grek e permendi si rast nga me te dhunshmit te dhunes brenda familjes. Shtypi shqiptar kopjoi lajmin dhe mbeti ne faktin qe nje shqiptare si dhe shume te tjerat u dhunua nga i shoqi .
Nderkohe qe u kalua pothuajse i pa prekur fakti qe kjo vajze emigrante,nene e nje femije, emigroi 2,3 vjet me pare ne Greqi . Natyrisht askush nuk pyeti nese qendrimi i saj ishte konform rregullave te emigrimit. Ndoshta historia e saj do te ishte shkruar ndryshe nese do te ishte deklaruar diku.
Ne Itali para tre ditesh nje zonje 35 vjecare emigrante shqiptare u ekzekutua nga i shoqi. Shoqeria vendore u trondit. Shtypi jep lajmin e rradhes dhe vetem tani rezulton qe viktima ishte dhunuar sistematikisht nga i shoqi,i cili sot u gjet i vetvrare.
Mbreme ne Greqi,nje zonje emigrante shqiptare ra viktime e punes ne kushte te rrezikshme. Deshmitare e skenes se temerrit qe e bija e cila e ndihmonte ne punet qe ndermerrte e ndjera per te rritur dy femijet e saj. Ishte nene e divorcuar, emigroi dy vjet me pare ne Greqi dhe pastronte dyqane. Pikerisht ne nje prej tyre humbi edhe jeten . Makina grirese e mishit e coptoi duke coptuar shpirterisht nje here e pergjithmone edhe femijet e saj.
Shtypi iu referua si rast makaber,por edhe ketu heshtja per menyren e emigrimit te kesaj nene me dy femije, menyra e punesimit dhe mbi te gjitha kushtet e sigurise ne te tilla pune,nuk u permenden ne asnje rast. Asnje organ kompetent shqiptar dhe grek nuk iu referua dy rasteve kaq te paprecedente, qe ne fakt krijojne pikepyetje te medha persa i perket kushteve
te familjeve shqiptare qe jetojne ne Greqi dhe mbi te gjitha nuk ka asnje prononcim deri tani te zyrtareve shqiptare kompetente ,qe ne vazhdim te merren masa konkrete per parandalimin e dhunes dhe shfrytezimit te njeriut nga njeriu. Asnje prononcim per zonjat shqiptare qe emigrojne, punojne dhe jetojne ne kushte te dyshimta ,ne nje kohe kur ka hapsire per mbrojtje individuale me emigracion te kontrolluar dhe te ligjshem.
Funksionimi i nje organi regjistrues dhe mbrojtes eshte i domosdoshem ne perfaqesite tona dipllomatike, te cilat duhet te kthejne syte nga qytetaret shqiptare si institucion qe i perfaqeson,i mbron dhe i mbeshtet.
Gjaku i tre zonjave emigrante dhe i shume te tjereve e te tjerave qe humben jeten ne te tilla kushte, fshin termin glamurues “DIASPORE ” dhe shkruan termin e EMIGRANTIT TE LENE NE MESHIRE TE FATIT.

Arkiva Plangarica

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit