KreuAktualitetiZOTERİNJ , E GJENİ DOT ?.. Stamboll viti 90...të vërtetat e emigracionit/...

ZOTERİNJ , E GJENİ DOT ?.. Stamboll viti 90…të vërtetat e emigracionit/ Linda Kalemi

ZOTERİNJ , E GJENİ DOT ?.. Stamboll viti 90,

Me familjen shkuam vizitore tek i afermi i burrit qe na premtoi strehim, pune ose vize per ne İtali… Por pas 2 muajsh e gjetem veten ne rruge mes bores.. nejse, aq mundi.. Nje bamires shqiptar na dha nje banese te braktisur, te lagur pa xhama, dera shtyhej me shqelm.. ne nje dyshek tek dhe nje jorgan mbeshtilleshim 3vete, i vogli ne karroce.. punen e dollapit e bente nje rrip lidhur mureve, 2 3 pjata e luge qe hanim me rradhe, per rrobat nuk kisha legen dhe nuk i laja dot sepse cesma rridhte akull jo uje.. per tu ngopur prisja erresiren te mblidhja tek tezgat fruta e perimet e mbetura pas mbylljes se pazarit … nuk mjaftonte kjo torture por degjoja edhe batuta nga tezgaxhinjte : merri i ke bedava Natasha (putanat ruse) .. i mblidhja me lot ne sy.. Dhe po keshtu shkrehesha ne vaj cdo nate kur nga telefoni komshijes degjoja zerin e sekretares se Operas: Linda, mos u torturo me, mos e zgjat , ke afat 1 muaj, nisu urgjent se do te digjet vendi i punes, eshte urdher .. E pamundur, im shoq nuk do te kthehet , nuk e lej dot , mbase do ja dalim… – i thoja me ngasherime….
ZOTERİNJ .. Nje femer, mbi te gjitha artiste le sallat, skenen, famen, konfortin, leket, rehatin, avionet, turnete … dhe mbledh mbetje tezgave te huaja, ajo qe shperndante njerezve veshjet qe sillte nga vendet e botes u vesh me rrobet e fqinjeve vetem per ti ndejtur burrit prane… dhe shansin te zgjidhte e kishte ende ne dore por zgjodhi Burrin, Familjen… kjo femer ishte gjenerata e 90-tes si shume te tjera , te zonjat, te edukuara, te shkolluara, te bukura, te sakrifices qe jepnin cdo gje pa marre asgje… SOT A E GJENİ DOT NJE TE TİLLE ?? .. ME TREGONİ NJE RAST TA DUARTROKASİM..

Linda Kalemi

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit