KreuKulturë / Art"Zoti s'mund t'u jepte gjithë krijesave ngjyrë, ndërsa mend iu dha vetëm...

“Zoti s’mund t’u jepte gjithë krijesave ngjyrë, ndërsa mend iu dha vetëm disave…poezi nga “Eleanor Brown”

“Zoti s’mund t’u jepte gjithë krijesave ngjyrë, ndërsa mend iu dha vetëm disave prej nesh…poezi nga “Eleanor Brown

E dashura jote e re..

Me pyete ç’mendoja per te dashuren tende te re
Dhe meqenese tani ne jemi thjeshte ” m-i-q ”
Do te jem e cilter, por gjuhes do ti ve fre
Se nuk bej pjese tek tipat hakmarres, te ligj…

Kjo varet nga shija, qe s’duhet diskutuar;
Sepse kush nga ne eshte i afte te kuptoje,
Pse disa e duan dhomen gjithmone te erresuar,
A gjellen e shendeteshme, por qe s’futet ne goje?

S’ka ligj se c’tipare duhet te kete ne fytyre,
Dicka te bukur e gjen ne cdo vetull, sy a veshe,
Zoti s’mund t’u jepte gjithe krijesave ngjyre,
Ndersa mend iu dha vetem disave prej nesh.

Jam e sigurte se ajo, ka plot cilesi te tjera,
Bashke me ndonje virtyt qe lehte s’harrohet,
Si dhe nje joshje te fshehte, terheqese si vera,
Qe me pak vemendje, edhe mund t’i dallohet.

Dhe nese disa vishen vec per kompliment,
C’bukuri kujtojne ato se kane;
Per nje njeri qe eshte bosh, pa mend,
A ka rendesi modeli ne nje fustan?

S’eshte se mendoj qe ajo eshte tip koti,
Kjo shprehje nuk hyn ne fjalorin tim,
Ka meshkuj qe i duan femrat si qemoti
Zeulet e kokemenjane ne cdo kuvendim.

S’eshte se ajo nga asgje nuk merr ere,
S’eshte se e folura e saj mua ma shpif
por nje brume i gatuar, fije fije prere,
Pa sherbet, s’behet kurre kadaif…

Përshtati Miljana Lico

@NewsIn.Al

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit