Thursday, October 15, 2026
spot_img
HomeAktualiteti“Zvërneci”, Buzhala mbron idenë e zhvillimit: Greqia për projekte të tilla ndryshon...

“Zvërneci”, Buzhala mbron idenë e zhvillimit: Greqia për projekte të tilla ndryshon edhe ligjin për ambientin

Gazetari Berat Buzhala i ftuar në emisionin “Opinion” theksoi se e mbështet fuqimisht projektin për investim në Zvërnec, ku parashikohet të kryhet një investim prej katër miliardë dollarësh.

Ai theksoi se për investime të tilla, Greqia është e gatshme të ofrojë pronë falas, madje shtoi se vendi fqinj ka treguar së është gati të ndryshojë ligjin për ambientin, me qellim që të mos humbasë projekte me peshë të tillë në fushën e turizmit.

“Patjetër jam pro për sa kohë Shqipëria e merr dritën e gjelbër për të mbyllur kapitalin 27 për ambientin. Për investime të tilla Greqia ta jep falas. E ndërron ligjin për ambientin”, tha ai.

Po ashtu, edhe Eglent Bici nga tregu imobiliar tha se Shqipërisë i nevojiten investime me peshë të tillë. Ai theksoi se kjo gjë ndihmon në rritjen e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

“Jam pro. Ne kemi nevojë për mbështetje ndërkombëtare të fuqishme. Nëse merr kompani të mëdha ti ekspozohesh në tregun ndërkombëtar që këtu bëhen investime të mëdha”, tha ai.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments