KreuKulturë / ArtΤenori korçar Gjergji Mani dhe Sopranoja Rumune Ionela Mani prezantojnë albumin e...

Τenori korçar Gjergji Mani dhe Sopranoja Rumune Ionela Mani prezantojnë albumin e tyre të ri “Muzică tradițională albanezo-română”

Prezantim Albumi Muzikor

Τenori korçar Gjergji Mani dhe Sopranoja Rumune Ionela Mani prezantojnë albumin e tyre të ri “Muzică tradițională albanezo-română” për komunitetet artistike të Rumanisë dhe Shqipërisë, duke sjellë një hap më afër dy popujt e Ballkanit.

Albumi “Muzică tradițională albanezo-română” përfshin gjashtë riperformime të disa prej këngëve më emblematike shqiptare të shekullit të kaluar, si “Baresha” që interpreton sopranoja Ionela Mani, “Ma more zemrën” një hit i viteve pesëdhjetë kompozuar nga
Tasim Oshafi me tekst të Luigj Gurakuqit që interpreton tenori Gjergji Mani për herë të parë pas tenorit Pandi Peleshi, dy duete legjendare “Kur perendon djelli” nga kompozitori Shkdoran Leonard Deda me tekst nga H. Leka si dhe “Për ty
s’do shkruaj më” e njohur gjerësisht si “Jeta e fshatit s’të pëlequ”, hit i madh i viteve dyzet, kompozuar nga Muharrem Xhediku me tekst të Loni Papës. Referim i bëhet edhe muzikës tradicionale shqiptare përmes këngës së Ansamblit të këngëve dhe valleve popullore ” Këndon bilbili posht te zalli”, ndërsa ka edhe një kolazh këngësh arbereshe. Ekzistojnë gjithashtu edhe gjashtë këngë
tradicionale rumune pothuajse nga të gjitha krahinat e Rumanisë

Çifti lirik, që përveç skenës operistike, ndan edhe jetën bashkëshortore, beson thellë në vlerat e përbashkëta, idealet, dashurinë dhe miqësinë e popujve që përcjell muzika. Ky album dëshirojnë të luajë një rol katalitik mes Shqipërisë dhe Rumanisë.

Gjergji dhe Ionela Mani duan të shprehin falenderime të veçanta:
Ligas te shqiptarëve në Rumani.
Deputetit Bogdan-Alin Stoica
Koordinatorit të Qendrës Kulturore shqiptare në Bukuresht Luan Topçiu
Presidentitit të shoqates Radu Săvulescu
Aleksandër Ikonomidhi Sulioti për ndihmesën e zgjedhjeve të muzikës shqiptare
Orkestruesit Dragos Stama
dhe producentit muzikor Quna Studio

*Viki Jano*

@NewsIn.Al

 

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit