Sekustrohen 10 milionë euro në llogaritë e bandës Meskuti-Ibro, paratë e vjedhura tentuan t’i tërhiqnin me çanta nga BKT
Disa ditë pasi Prapaskena sinjalizoi për tentativën e Elda Ibros për të tëhequr 1 milionë euro nga BKT, Prokuroria e Tiranës sekuestroi llogaritë bankare në një vlerë totale 10 milionë euro të bandës së mikrokredive, nën akuzë për veprën penale ‘Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale’ parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.
Nga aktet e administruara nga Prokuroria, rezultoi se banda e mikrokredive; Arben Meskuti, Erntel Çuberi, Olsi Ibro, Elda Ibro, Albert Gega, Andis Gjoka, Vasil Bakallbashi, Alketa Goxha, Jordisa Metaj, Edmond Mato, dhe subjekteve financiare ADCA shpk., Final shpk dhe “Micro Credit Albania” sha., kanë vlera të konsiderueshme parash në lekë dhe valutë të huaj të depozituara në banka të nivelit të dytë si dhe obligacione të ndryshme, produkt i skemës piramidale.
Prokuroria ka kërkuar sekustrimin me argumentin se ndodhemi përpara rastit të ngutshëm, pasi ekziston rreziku që këto shuma monetare, të cilat dyshohen si produkt i veprimtarisë kriminale, të transferohen apo të fshihen.(Prapaskena)
@NewsIn.Al

