Superkompjuteri ” Opta” ka bërë parashikimin e tij për Kampionatin Europian që do të zhvillohet këtë verë në Gjermani.
Sipas “Opta” favoriti kryesor për të triumfuar këtë verë është Anglia. 19.9% janë shanset për triumfin final të “Tre Luanëve”, ndërkohë që pas tyre renditet Franca me 19.1% shanse për ta fituar këtë edicion.
Shqipëria ka vetëm 11.6% mundësi për të shkuar në fazën tjetër pas grupeve, duke qenë e parafundit në renditje. Për t’u kualifikuat në gjysmëfinale shanset e ekipit të Sylvinhos zvogëlohen në 3.2%, në finale 0.8% dhe Shqipëria fituese e trofeut 0.2%.
Drini Dervishi_ Në Korçën tonë
@NewsIn.Al