KreuAktualitetiKryeministri Edi Rama i është adresuar opinionit publik shqiptar me një mesazh...

Kryeministri Edi Rama i është adresuar opinionit publik shqiptar me një mesazh në lidhje me dokumentarin e “Rai3”.

Kryeministri Edi Rama i është adresuar opinionit publik shqiptar me një mesazh në lidhje me dokumentarin e turpshëm të “Rai3”.

Rama hodhi poshtë të gjitha akuzat, teksa theksoi se “ka vdekur koha kur shteti shqiptar, qeveria, kryeministri i Shqipërisë, rrinin si skutha qe bënin te fortin me te dobëtit”

I vetëdijshëm për problemet qe ka vendi, Rama theksio se “kush hedh baltë mbi Shqipërinë e mbi shtetin shqiptar, duke na treguar edhe me gisht siç bënin dikur që s’u linin kusur shqiptarëve, duhet e do ta marrë kurdoherë përgjigjen tonë”.

“U habiten gazetaret e Reportit qe une jo nuk i ika asnje pyetjeje, po e kërkova vete, publikisht ballafaqimin me ta. Thane qe kete politikanet e tyre nuk e bejne dhe e quajten kurajo te madhe, po ne fakt e imja s’eshte kurajo, eshte krenari per Shqiperine dhe per emrin shqiptar. Shqiptaret e Italise, Greqise e kudo tjeter, nuk kane per te qene kurre vetem sa te jem une ketu, perballe asnje cenimi te emrit shqiptar. Kane vuajtur boll per ta ngritur koken dhe as ata, as Shqiperia nuk e ulin me koken”, tha Rama.  (Rilindje)

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit