1909 – 2021
Para 112 vitesh ne Korce u themelua shoqeria e djemve “Vellazeria”, qellimi i se ciles ishte aktivizimi i te rinjve ne levizje sportive dhe artistike.
Duke iu rreferuar arkivit të historianit, Niko Kotherja, ne aspektin sportiv, kjo shoqeri organizoi mjaft evente, si gara atletike, ciklizmi, etj.
Gazeta “Dielli”, aso kohe, shkruante: “Kio shoqeri do te kete gjithe djema te rinj, te cilet do te perhapin kenget e atdheut, te kendoine me kater zerra, sikunder edhe gjimnastiken t’a mesojne ne shoqeri te tyre.”
Veprimtaret e pare te kesaj shoqerie ishin Orhan Pojani, Mihal Grameno, Hil Mosi, Spiro Ballkameni, Sotiraq Bozhano, etj.
Sot, “Skenderbeu” i Korces eshte vijuesi i drejtperdrejte i ketij organizimi kulturor, sportiv e patriotik te themeluar 112 vite me pare… / NewsIn.al
——————————
Ne foto: fragment i fteses per mbledhjen e pergjithshme te shoqerise “Vellazeria”, ne vitin 1909 me vulen e shoqerise.
