HomeAktualitetiFUTBOLLI BASHKON, RIVALITETI MBETET NË FUSHË!/Prof.Dr Xhevdet Zekaj

FUTBOLLI BASHKON, RIVALITETI MBETET NË FUSHË!/Prof.Dr Xhevdet Zekaj

FUTBOLLI BASHKON, RIVALITETI MBETET NË FUSHË!

Në korridor të Arena Egnatias, pas ndeshjes Egnatia–Teuta, më afrohet presidenti i Teutës, Fatos Troplini, me buzëqeshjen e tij karakteristike dhe më thotë:

“Duhet të shkojmë deri te sportistët e Egnatias për të takuar Elion Sotën. Dua t’i uroj shërim nga afër!”

Një fjali e thjeshtë, por me shumë kuptim, së bashku u nisëm për ta takuar Sotën, por drejtor Klejdi Zenelaj i shpjegon ishte larguar tashmë. Dhe z.Fatos merr informacion të plotë largohet.

Ky ishte një gjest human, qytetar dhe institucional, që meriton të vlerësohet si nga Presidenti Troplini, drejtuesit e Teutës dhe në veçanti trajneri Braja lojtarët e Teutës të trishtuar, por edhe nga kultura, infrastruktura që ofron Kf Egnatia me kolegët dhe rivalët.

Sepse futbolli nuk është vetëm rezultat, pikë, rivalitet apo interes, por është respekt, qytetari, kujdes për njëri-tjetrin dhe mesazhe paqeje, është aftësia për të ndier dhimbjen e tjetrit, edhe kur ai mban një fanellë tjetër.

Mirënjohje presidentit Fatos Troplini dhe gjithë familjes së Teutës për këtë gjest!
Elion Sota, shërim të shpejtë! Të rikthehesh sa më parë në fushë, më i fortë, më i shëndetshëm dhe më i gatshëm për të dhënë kontributin tënd për Egnatian, ashtu siç ke bërë gjithmonë!

Ky është futbolli që duam, ky është sporti që na bashkon!
Ky mesazh plot vlera qytetarie për futbollin e shiqërinë tonë!

Prof.Dr Xhevdet Zekaj

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments