HomeAktualitetiKryebashkiaku Erion Veliaj befason nga qelia e burgut të Fierit, firmos dy...

Kryebashkiaku Erion Veliaj befason nga qelia e burgut të Fierit, firmos dy shkarkime…

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka vendosur lirimin nga detyra të dy nënkryetarëve, Vasilika Vjeros dhe Ilir Mëngrës, si dhe emërimin e Etleva Bishës në funksionin e nënkryetares së Bashkisë.

Etleva Bisha vjen në këtë detyrë me një profil të konsoliduar politik dhe profesional. Një nga themelueset e FRESH-it dhe me një angazhim shumëvjeçar në Partinë Socialiste, ajo ka qenë pjesë e proceseve të reformimit të shërbimeve sociale gjatë drejtimit të ministrisë Erion Veliaj.

Gjatë viteve të fundit, Bisha ka forcuar më tej profilin e saj si eksperte e qeverisjes vendore, përmes bashkëpunimit me disa prej organizatave më të rëndësishme ndërkombëtare që operojnë në Shqipëri.

Emërimi i saj në këtë detyrë bashkon përvojën politike, përkushtimin ndaj vlerave socialiste dhe ekspertizën e lartë profesionale në administrimin e pushtetit vendor

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments