HomeAktualitetiPARADOKSI I KËSHILLIT BASHKIAK TË TIRANËS!/Nga Erion N Koka

PARADOKSI I KËSHILLIT BASHKIAK TË TIRANËS!/Nga Erion N Koka

PARADOKSI I KËSHILLIT BASHKIAK TË TIRANËS!

Nga Erion N Koka

Më 29 tetor 2026, Këshilli Bashkiak i Tiranës, me votat e mazhorancës dhe opozitës, u bashkua në një rezolutë për respektimin e të drejtave të Erion Veliajt, pas transferimit të tij nga paraburgimi i Durrësit në atë të Fierit. U kërkua transparencë për arsyet e transferimit dhe garantimi i të drejtave të tij ligjore.

Në pamje të parë, ky ishte një veprim i drejtë. Të drejtat e njeriut dhe respektimi i ligjit nuk duhet të varen nga bindjet politike apo nga pozicioni që mban një individ.

Por më pas m’u kujtua një tjetër datë: 23 shtator 2025.

Atë ditë, po ky Këshill Bashkiak votoi për shkarkimin e Erion Veliajt. Propozimi u miratua me mbështetjen e këshilltarëve të të dy krahëve politikë, duke i hapur rrugën procedurës së shkarkimit.

Dhe këtu lind paradoksi!

Si mund të bashkohesh sot për të mbrojtur të drejtat e një kryetari bashkie, ndërsa dje bashkoheshe për ta shkarkuar atë?

A ndryshuan parimet, apo ndryshuan rrethanat politike?

Nëse të drejtat e Erion Veliajt duhen mbrojtur sot, ato duhej të respektoheshin edhe dje. Nëse vendimet institucionale duhet të merren mbi bazën e ligjit, atëherë kjo duhet të vlejë gjithmonë, jo vetëm kur krijohet një situatë politikisht e përshtatshme.

Nuk po them se vendimi për shkarkimin dhe rezoluta për të drejtat e tij janë juridikisht e njëjta çështje. Por politikisht, kontrasti është i pamohueshëm.

Institucionet nuk mund të funksionojnë me parime që ndryshojnë sipas urdhrave apo interesave të momentit.

Sepse, kur parimet zëvendësohen nga bindja ndaj vullnetit politik të radhës, atëherë kemi pikërisht atë që quhet PARADOKS!

 

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments