KreuAktualiteti186 emra për 12 qarqet. Lista do të kalojë edhe në mbledhjen...

186 emra për 12 qarqet. Lista do të kalojë edhe në mbledhjen e Kryesisë së PS-së të mërkurë

Takimet kokë më kokë të kryesocialistit Edi Rama me 12 drejtuesit politikë të qarqeve u mbyllën pas një dite të gjatë.

Takimet nisën që prej orës 10:00 dhe përfunduan në orën 18:00 të kësaj të diele.

Të gjithë drejtuesit dorëzuan propozimet për kandidatët për deputetë për 12 qarqet.

Tani, në tryezën e Ramës janë të gjithë emrat e kandidatëve për deputetë për garën e 11 majit.

Gjatë takimeve, janë shqyrtuar emrat për listën e mbyllur dhe të hapur.

  • Lista do të kalojë edhe në mbledhjen e Kryesisë së PS-së të mërkurën, në të njëjtën ditë kur do të dorëzohen edhe në KQZ.

Në total, janë 186 emra të propozuar për 12 qarqet.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit