KreuAktualitetiAutori i grabitjes së bankës në Tiranë, kishte bërë 26 vjedhje në...

Autori i grabitjes së bankës në Tiranë, kishte bërë 26 vjedhje në Greqi! E shoqja, punonjëse banke

Autori i grabitjes së bankës në Tiranë, kishte bërë 26 vjedhje në Greqi! E shoqja, punonjëse banke
Robert Duka, i njohur edhe me identitetin Albert Duka, i dyshuar për grabitjen e dy filialeve bankare në Tiranë, rezulton të ketë një të kaluar kriminale edhe në Greqi, ku dyshohet se ka kryer 26 vjedhje si pjesë e një grupi kriminal.

Një tjetër detaj që bëhet i ditur është se bashkëshortja e tij punon në një bankë të nivelit të dytë në Tiranë.

50-vjeçari u identifikua dhe u ndalua në kuadër të operacionit policor të koduar “Gjuetari i Bankave”, pas një hetimi të kryer nga strukturat e Policisë, nën drejtimin e Prokurorisë. Ai dyshohet se është autor i dy grabitjeve nën kërcënimin e armës së zjarrit, të ndodhura më 2 qershor dhe 2 nëntor 2026, në dy filiale bankare në kryeqytet.

Gjatë kontrolleve, policia sekuestroi 8 200 euro, veshje që dyshohet se janë përdorur gjatë grabitjeve dhe dy aparate celularë. Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të ngjarjeve.

Euronews Albania

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Lini një koment

Shkruani komentin tuaj!
Shkruani emrin tuaj këtu

Më të lexuarat

Komente të fundit