- Mashkulli misterioz në krahët e Encës është Bearti? Ky detaj i nxorri zbuluar!
Enca ka premtuar se 2021 do të jetë viti i saj dhe se do e shijojë në maksimum. Teksa ishte me pushime në Dubai ajo premtoi se do të sjellë shumë këngë të reja dhe se punën do e shoqërojë gjithmonë me pak relaks.
“2021 është viti im! Këtë vit do publikoj shumë këngë dhe do shkoj në pushime çdo muaj”, shkroi Enca në një postim në Instagram.
Teksa të gjithë po prisnin projektin e saj më të ri muzikor, këngëtarja i ka surprizuar të gjithë me një postim në Instagram ku shfaqet duke përqafuar një mashkull, identitetin e të cilit nuk e ka zbuluar pasi në foto shfaqet vetëm me shpinë.

Akoma nuk ka asnjë konfirmim nga dyshja, mirëpo, një detaj i nxorri ata zbuluar. Dyshja ndjekin njëri-tjetrin në Instagram dhe kjo gjë sapo u dha një përgjigje të gjitha dyshimeve të ndjekësve.
#K.Skenderasi

