️23 Prilli – Dita Botërore e Librit dhe e të Drejtës së Autorit
Sot, në një ditë simbolike për librin dhe dijen, kujtojmë me nderim një prej figurave më të ndritura të qytetit tonë – Nikolla Lako – patriot i arsimit, shkencëtar i përkushtuar dhe drejtori i parë i Bibliotekës së Korçës.
Falë vizionit të tij dhe dashurisë për dijen, biblioteka jonë u pasurua me një ndër fondet më të veçanta: Fondi Albano-Balkanologjik, krijuar mbi bazën e bibliotekës personale të Aladro Kastriotit – pasardhësit të Gjergj Kastriotit Skënderbeut dhe pretendenti i fronit të shqiptarëve – i cili ia besoi Nikolla Lakos këtë trashëgimi të rrallë të sjellë nga Parisi.
Në ilustrim: Libri i rrallë “Albanesische Texte mit Glossar” i gjuhëtarit të njohur Holger Pedersen, pjesë e këtij fondi, i shoqëruar me vulën personale të Nikolla Lakos – një dëshmi e përkushtimit të tij për mbrojtjen dhe zhvillimin e trashëgimisë sonë kulturore.
Le të frymëzohemi sot nga figura si Nikolla Lako, për të ruajtur, dashur dhe shpërndarë dijen, që të mos harrohet kurrë, sepse një libër mund të zgjojë një komb.
#DitaBotëroreELibrit #NikollaLako #FondiAlbanoBalkanologjik #BibliotekaKorçë #TrashëgimiKulturore
Jorida Dhëmbi
![]()
@NewsIn.Al