KreuAktualitetiArrestohet ish-drejtoresha e spitalit Dibër, Irini Shehu

Arrestohet ish-drejtoresha e spitalit Dibër, Irini Shehu

Ish drejtoresha e spitalit Rajonal Dibër Irini Shehu është arrestuar nga efektivët e Komisariatit të Policisë Dibër për veprën penale “Përndjekja”.

Burimet saktësojnë se ish drejtoresha ishte kallzuar më herët në Polici nga disa punonjës të spitalit Peshkopi.

Sakaq ajo është denoncuar edhe nga drejtori i këtij institucioni Rruzhdi Deda, pasi është shantazhuar dhe përndjekur prej ditësh prej Shehut.

Kjo e fundit ishte përfshirë në fushatën elektorale të kandidatëve të PS-së Dibër dhe Bulqizë.

Njoftimi i Policisë

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Dibër, arrestuan në flagrancë shtetasen I.Sh., 44 vjeçe, banuese në Peshkopi, pasi dyshohet se ka përndjekur shtetasin R.D.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprën penale “Përndjekja”.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit