KreuAktualitetiMesazhi tronditës i Sven Goran Eriksson për Gareth Southgate

Mesazhi tronditës i Sven Goran Eriksson për Gareth Southgate

Sven Goran Eriksson, edhe pse suedez, është një nga mbështetësit më fanatikë të Kombëtares së Anglisë, me trajnerin veteran të “luanëve” që i dërgon Gareth Southgate një mesazh tronditës përpara finales së Euro 2024.

Siç transmeton Telegrafi, Eriksson i ka kërkuar Southgate që ta fitojë trofeun, në mënyrë që të vendoset drejtësia për të gjithë futbollin anglez për të dhe për Sir Bobby Robson që “iku” nga jeta.

Sven Goran Eriksson, i cili prej kohësh po bën betejën më të vështirë të jetës kundër kancerit, dëshiron të shohë Anglinë të fitojë titullin e Euro 2024, u ul në pankinën e “tre luanëve” nga viti 2001 deri në 2006

“I dashur Gareth, bëje për mua, Sir Bobby dhe Anglia”, tha Eriksson dhe vazhdoi duke thënë se Southgate ka mësuar shumë nga gabimet e paraardhësve të tij:

“Ai ka mësuar nga gabimet që kemi bërë. Sidomos nga bllokimi mendor në penallti dhe ai shkoi më tej se kushdo prej nesh”, tha Eriksson.

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit