KreuAktualiteti"Dhe përgjigjet do t'i ruaj..."/Arben Petro Trebicka

“Dhe përgjigjet do t’i ruaj…”/Arben Petro Trebicka

Dhe përgjigjet do t’i ruaj

Në një kuti shkrepse, i futa gjithë kujtimet e mia,
E mbylla atë brenda një valixhe ëndërrash,
Duke nxitur kureshtjen e çfarë do të sillte një nesër,
Nga të papriturat, mes rrahjesh të çrregullta zemrash!

Këmbëngul të zgjidh misterin e diçkaje ekstreme,
Ashtu si “imazhin” e padukshëm të një femre!
Ku e gjen forcën një nënë tek përballet me jetën,
Ku gjen fuqinë të sfidojë mes lindjes, dhe vdekjen?!

Po lulet, ku gjejnë aromën dhe ngjyrat, pyes veten?!
Po shpirti, çfarë ka të përbashkët me Yjet, me Qiellin?!
Po dhimbjen, ç’e lidh me buzëqeshjen, trishtimin, gëzimin?!
Po ty, çfarë të lidh me Hënën, me Zotin, me Diellin?!

Dhe përgjigjet do t’i ruaj si thesar në zemrën time,
Se askush nuk ka zbuluar të vërtetat e kësaj jete,
Është e bukur aventura, të kujdesesh për një tjetër,
Por më këndshëm dhe më mirë është kujdesi për vetveten!

Arben Petro Trebicka

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit