Në kujtim të poetit të madh korçar Skënder Rusi
Im ate e dinte qe poetet kane qiellin per shtepi te tyre, jo token. Ndaj sot i gezohem ditelindjes se tij dhe dua te ndaj nje poezi qe sa here e lexoj, ma ben me te durueshem trishtimin:
KONSTATIM
Më iku jeta duke bredhur,
Dhe prehjen nuk e njoha dot!
Gjithë hapat po t’i kisha mbledhur,
Do të rrethohej, krejt, ky glob!
Sa shumë këpucë më hëngrën rrugët!
Edhe sa ëndrra, gjithashtu!
Në se kam qenë, shpesh, i muzgët,
Shkak kini qenë dhe ju!
Në se kam qenë, shpesh, i dehur,
S’kam bërë sherr, jo, me askënd.
Kobure vjershash veç kam shkrehur,
Dhe natyrisht…dhe emrin tënd!
Më iku jeta duke bredhur,
Gjersa ta gjej të shkretin fund!
Në më kërkofsh s’ke për t’më gjetur,
Se varri im s’do jetë askund!
S’do jetë askund, këtu mbi dhe,
Po lart në qiell, përmbi re…
@Skender Rusi
@NewsIn.Al

