KreuAktualitetiAsnje nuk eshte i humbur ne kete jete dhe kete mesazh te...

Asnje nuk eshte i humbur ne kete jete dhe kete mesazh te madh biblik mund ta jape ne menyre mjeshterore vetem Rembrandi.

Për plangprishësit
==================

Sot eshte pervjetori i Rembrandit, nje nga themeluesit e shkolles flamande ne art. Nje nga tablote e tij me te shquara eshte “Kthimi i djalit plangprishes”.Tabloja eshte nje ilustrim i rrëfenjës biblike “Kthimi i djalit plangprishës”.

Shembëlltyra, që e shpreh më mirë dashurinë e Hyjit për të humburit, është pa dyshim ajo e djalit plangprishës (Lk 15, 11-32). Këtu s’është delja, apo monedha, që humbet. Humbet një nga djemtë. Më i vogli. Babai e lë të ikë nga shtëpia, pa e kundërshtuar. Madje nuk ngurron t’i japë edhe pjesën, që i takon si trashëgim. Djali e kundërshton, ndërsa i jati vijon ta dojë. Biri e grind, po i jati vijon t’i përgjigjet me butësi e mirësi. Biri ikën, pa kthyer kokën prapa, po babai vijon ta kthejë çdo ditë kokën nga shtegu, ku e pa të zhduket, e të dëshirojë me gjithë zemër kthimin e tij.
E kur e shikon, të mbuluar me rrecka, në krye të shtegut, zemra i shkrihet nga mëshira. I del me vrap përpara, e përqafon, e puth, nuk pret t’i lypë të falur, nuk ia vë veshin kërkesës së tij për t’u trajtuar si të ishte një prej shërbëtorëve më të humbur. Një gjëje të vetme ia vë veshin: gëzimit, që i vlon në kraharor, për birin e kthyer. Sepse ishte i humbur, e u gjet përsëri; madje ishte i vdekur, e u rikthye në jetë. Prandaj, kur e shikon se i biri është kthyer rishtas në gjirin e familjes, nuk mund të mos bëjë festë të madhe.

Asnje nuk eshte i humbur ne kete jete dhe kete mesazh te madh biblik mund ta jape ne menyre mjeshterore vetem Rembrandi.

Dorian Koçi

@NewsIn.Al

Redaksia NewsIn
Redaksia NewsInhttps://newsin.al
Redaksia NewsIn është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit