Kanë kaluar 34 vite nga 2 korriku 1990, një ditë që tronditi përgjithmonë themelet e kalbura të regjimit komunist që jetonte grahmat e fundit. Kjo ditë spikat në historinë rezistencës antikomuniste në Shqipëri, sepse telat me gjemba e klonet që rrethonin prej 40 vitesh shqiptarët, u çanë në kryeqendrën e diktaturës, aty ku diktatura besonte se ishte e pathyeshme! Dita e madhe kur shqiptaret shembën muret e skllavërisë dhe ndjenë shijen e madhe te lirise pas plot 45 vitesh! Ndjenë shpresën, edhe pse në oborret e ambasadave perëndimore! Këta heronj anonimë i dhanë kurajë një kombi të tërë, kur ngadhënjimi mbi të keqen dukej ende larg! Koha mund te jete, herë pas here, e maskarenjëve, por Shqipëria u përket shqiptarëve! Ky fakt mund të vonojë, por nuk do të harrojë!

Nardi Olli
@NewsIn.Al

