Thursday, October 1, 2026
spot_img
HomeAktualiteti41 kg dro'gë në konteinerin me mish pule, çështja kalon në SPAK,...

41 kg dro’gë në konteinerin me mish pule, çështja kalon në SPAK, hetime për të identifikuar pronarin

Më 14 shtator në Portin e Durrësit u kap një sasi prej 41 kilogramë kokainë në pjesën e jashtme të një konteineri që transportonte mish pule dhe vinte nga Brazili.

Dosja hetimore ka kaluar nga Prokuroria e Durrësit në drejtim të SPAK, me këta të fundit që do merren me hetimin e kësaj çështje. Konteineri me mish pule ishte për llogari të kompanisë DIMAL, por deri më sot nuk ka asnjë provë që e lidh këtë shoqëri me kokainën. Ndërkohë SPAK do të intensifikojë hetimet për të zbuluar pronarin e drogës, kjo duke ndjekur gjurmët e porosisë.

Konteineri ku u gjet sasia e lëndës narkotike, ishte i ngarkuar me mish pule që ishte nisur nga Brazili drejt vendit tonë, porositur nga kompania AMG Food, në pronësi të Arben dhe Mondi Goxhajt.

Sipas Policisë së Durrësit, kokaina e kapur, në rast se do të shitej në treg, do të kapte një vlerë rreth 2 milionë euro. Droga ishte e ndarë në 37 pako, ndërkohë që kontejneri ishte nisur 62 ditë më parë nga Brazili.
Mësohet se SPAK dhe hetuesit ndërkombëtarë shkëmbyen informacion në kohë reale për kapjen e kësaj sasie, ndërsa dyshimet janë se droga i përket grupeve kriminale shqiptare me bazë në Belgjikë, të goditura pak ditë përpara kapjes së drogës

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments