Ky është 47-vjeçari që u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, parkoi makinën para banesës së autorit
Është publlikuar fotoja e viktimës Skerdilajd Isufi i cili u qëllua për vdekje nga bashkëmoshatari i tij ditën e sotme.
Siç mund ta shikoni dhe në foton e mëposhtme ky është viktima, 47-vjeçari Isufi i cili u vra me thikë për një vend parkimi.
Burimet bëjnë me dije se viktima kishte parkuar makinën përpara banesës së autorit, duke shkaktuar kështu një debat të fortë mes tyre,i cili u mbyll në mënyrë fatale për Isufin.
Debati për makinën e parkuar përpara shtëpisë së Roland Pujës u përshkallëzua deri në vrasjen tragjike të Skerdilajt Isufit.
Menjëherë pas ngjarjes, i plagosuri u dërgua për në spital por fatkeqësisht për shkak të plagëve të rëndë që ai mori, nuk arriti të mbijetonte.
Policia ka dalë në njoftim zyrtar, në lidhje me vrasjen e ndodhur pak orë më parë në qytetin e Kavajës. Në njoftimin e bluve thuhet se autori i ngjarjes së rëndë është identifikuar dhe është shpallur në kërkim. Autori është Landi Derjaj (Puja), 48 vjeç, banues në Kavajë.
@NewsIn.Al
