KreuAktualiteti5 adoleshentë shqiptarë të arrestuar në Greqi...Trafik droge dhe grabitje

5 adoleshentë shqiptarë të arrestuar në Greqi…Trafik droge dhe grabitje

Trafik droge dhe grabitje, 5 adoleshentë shqiptarë të arrestuar në Greqi

Policia greke ka vënë në pranga një grup adoleshentësh shqiptarë.

Bëhet fjalë për pesë adoleshentë, përkatësisht 16 dhe 17 vjeç, të cilët akuzohen për trafikim, shitje të lëndëve narkotike dhe grabitje. Ata u arrestuan në ambientet e një konvikti në Polotechnoupoli në Athinë.

Sipas mediave greke,  banda e arrestuar është “degëzim” i një bande të madhe kriminale shqiptare që u shkatërrua nga policia shtatorin e kaluar.

Të arrestuarit banonin në dhomat e rezidencës studentore, të cilën e përdornin si qendër operacioni për aktivitetet e tyre të paligjshme.
@NewsIn.Al
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit