Për një ditë të bukur…vargje nga Rakela Zoga
Gjeth dashurie!
Zë I harruar, thellësive të mija.
,Stuhi, që thyen dashurinë ku je?
Tingull kembane, në shpirt, e në trup.
Në pritjen e gjatë të një natë pa fund..
(Të kërkoj s’të gjej)..
Mantel ëndërr, gjeth dashuri..
Nuk di në do vish, nuk di në do kesh sy.
Mbi qerpikë lotësh, shtrihet nata gri..
Mbuluar malli, pritja për ty.
.Stolisur me mjegull, e gjitha kjo natë..
Veç zërin kërkova, se ti më je larg..
Lëngon zbukuruar gjethi dashuri..
Ka ngjyrën blu, tani më s’je ti..
@NewsIn.Al

