Në një postim në fb, Ministri Niko Peleshi shpreh mirënjohjen për personelin ushtarak të Forcave të Armatosura të Shqipërisë
Në Ditën Ndërkombëtare të Paqeruajtësve të Kombeve të Bashkuara, shpreh mirënjohjen për personelin ushtarak të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, në angazhimin e tyre të promovimit të paqes dhe stabilitetit në të gjithë botën.
Me përfaqësues në disa rotacione në misionin UNMISS në Sudanin e Jugut dhe së shpejti me pjesëmarrje në misione të tjera, Shqipëria vazhdon të luajë një rol aktiv në ruajtjen e paqes së OKB-së.

