KreuKulturë / Art5 GUSHTI I STAVRI SHKURTIT… / Nga Erjona Pambuku

5 GUSHTI I STAVRI SHKURTIT… / Nga Erjona Pambuku

5 GUSHTI I STAVRI SHKURTIT
5 gushti i vitit 1927 do të sillte në jetë një njeri që shumë shpejt do të kthehej në personalitetet e artit shqiptar, Stavri Shkurtin.

I nderuar me titujt Artist i Merituar dhe Artist i Popullit do të vinte në skenën e teatrit të Korçës qysh në vitin 1952 fillimisht si aktor gjysëm profesionist. Pavarsisht se studimet i kreu për hidroturbinate në Pragë dhe jo për aktrim, ai gjeti përkrahjen e regjisorëve të mëdhenj si Sokrat Mio dhe Pirro Mani që panë tek ai talentin e një aktori që shpejt do të kthehej në një kolos të skenës dhe ekranit ku do të interpretonte dhjetra role.
Për regjisorin Pirro Mani Stavri ishte një metal floriri që tingëllonte bukur dhe kultura e marë në Pragë do ti shërbente si material shpirtëror për ta çuar atë në stadin e një aktori të përkryer. Stavri bënte në skenë atë që bënin aktorët që kishin kryer shkolla profesioniste. Stavri Shkurti dëgjonte partnerin, i perceptonte dhe replikonte aty ku duhej me ta brenda karakterit dhe kjo cilësi e rrallë e tij ishte e brendshme, individuale.Për këtë arsye iu besuan role të vogla, episodike dhe role të rëndësishme.Në dramën e fuqishme të Milerit ” Pamje nga ura” atij iu besua roli i Rodolfit.

Aktori i madh i karaktereve me vokal kumbues do të spikaste në rolet tek dramat” Qyteti i akuzuar”, “Tre të shtëna pushke”, “Koka e tjetrit”
Për aktorët e rinj të teatrit të Korçës Stavri Shkurti ishte një mbështetje e fuqishme.
Rolet e tij janë një gjerdan i artë në fondin e dramaturgjisë dhe kinematografisë shqiptare gjithmonë i mbështetur në sinqeritetin e tij, në emocionet e tij të fuqishme dhe në komunikimin e tij me publikun.Jo vetëm teatri i Korçës por edhe kinematografia shqiptare nuk mund të kuptohej pa aktorin Stavri Shkurtin. Roli i Tares tek “Përballimi” apo Murati tek ” Njeriu me top” do të ngelen personazhe të papërsëritshme. Stavri Shkurti do të ngelet i gjallë në memorien e publikut për rolin e dëshmimtarit tek filmi ” Asgjë nuk harrohet”, roli i Salës tek filmi ” Zonja nga qyteti” dhe ” Shoqja nga fshati” apo pacienti tek filmi ” Botë e padukshme”
5 gushti është data që shënon ardhjen dhe largimin nga kjo jetë të artistit Stavri Shkurti, që nuk do të harrohet nga publiku që e deshi aq shumë.

#Erjona Pambuku

Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit