KreuAktualiteti56 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi…

56 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar nga ushqimi…

56 studentë të Akademisë së Sigurisë dyshohet se janë helmuar pas konsumimit të ushqimit në ambientet e institucionit.

Mësohet se menjëherë pasi kanë ngrënë drekën, studentët janë ndjerë keq, ndërsa disa prej tyre kanë shfaqur komplikacione shëndetësore dhe janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se shkak i helmimit është ushqimi i konsumuar gjatë vaktit të drekës. Akademia e Sigurisë e siguron shërbimin ushqimor përmes një kompanie private kateringu, e cila ofron tre vaktet ditore për studentët.

Ndërkohë, institucionet përkatëse kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Në pranga kanë rënë teknologu Kristjana Plaka dhe kuzhinieri Kujtim Ballgjini i kompanisë private të kateringut, e cila kishte kontratë me Akademinë e Sigurisë për furnizimin me tre vaktet ushqimore të studentëve. Ndërkohë, administratoria e kompanisë është shpallur në kërkim.

 

@NewsIn.Al

NewsIn Al
NewsIn Alhttps://newsin.al
NewsIn Al është profili redaksional i portalit NEWSIN.al për publikimet informative. Shkrimet me autor të identifikuar mbajnë emrin përkatës në përmbajtje. Më shumë: Rreth nesh. Për komunikim dhe saktësime: Kontakt.
Artikuj të ngjashëm

Më të lexuarat

Komente të fundit