Thursday, May 7, 2026
spot_img
HomeAktualitetiDetaje të rëndësishme për ngjarjen që u urdhërua nga Dubai dhe u...

Detaje të rëndësishme për ngjarjen që u urdhërua nga Dubai dhe u paguan 1 milion euro

Arrestime për vrasjen e Giorgos Moschouris, zbulohet plan për një tjetër atentat në botën e krimit. Zbardhen detaje të forta pas arrestimeve në Greqi, autoritetet zbulojnë planin e radhës

Zhvillime të reja kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në prill 2025 në Halandri të Greqisë, ku humbi jetën Giorgos Moschouris, figurë e njohur për autoritetet greke.

Policia greke njoftoi sot se ka zbardhur vrasjen e Giorgos Moschouris, i njohur si “Thamnakia” në botën e Greek Mafia-s, e ndodhur në prill të vitit 2025 në një zonë qendrore të Halandrit.

Sipas mediave greke, policia ka arrestuar katër persona që dyshohet se kishin rol në organizimin dhe realizimin e sulmit. Mes të ndaluarve ndodhet një person që ndodhej tashmë në burg, dy persona me origjinë shqiptare të pajisur me shtetësi greke dhe një tjetër shtetas grek. Dy persona të tjerë mbeten ende të paidentifikuar.

Hetimet kanë zbuluar se grupi dyshohet se po planifikonte edhe një tjetër atentat ndaj një të dënuari të njohur në botën kriminale greke. Sipas burimeve policore, ata kishin monitoruar lëvizjet përmes kamerave dhe po prisnin momentin kur objektivi do të merrte leje nga burgu.

Ngjarja e Halandrit kishte ndodhur pranë një qendre mjekësore, ku autorët dyshohet se kishin organizuar pritë ndaj Moschouris. Pak më vonë, autoritetet gjetën një automjet të djegur që besohet të ishte përdorur nga autorët për largimin nga zona.

Moschouris kishte qenë më herët në vëmendjen e policisë greke për çështje që lidhen me kontrabandë karburanti, zhvatje dhe aktivitete të tjera kriminale. Ai kishte qenë edhe objekt i një sulmi tjetër disa vite më parë.

E kaluara e Giorgos Moschouris dhe armiqtë e tij

Historia e Giorgos Moschouris, i njohur në botën e krimit dhe nga autoritetet greke me nofkat “Thamnakias”, “I Çmenduri” ose “I Madhi”, nis në fillim të viteve 2000, kur emri i tij u përfshi në një dosje të madhe të Seksionit të Zhvatjeve, ku figuronin emrat më të njohur të botës së natës së asaj kohe.

Ishte periudha kur shoqëria greke tronditej nga goditja e organizatës terroriste “17 Nëntori”, ndërsa vëmendja publike ishte përqendruar te arrestimet për terrorizëm. Me kalimin e viteve, Moschouris nga një figurë periferike u kthye në një nga emrat kryesorë të botës së paligjshme dhe zhvatjeve.

Në dhjetor të vitit 2003, ai u akuzua se së bashku me një person tjetër kishin organizuar pritë ndaj një biznesmeni dhe pronari lokali nate në zonën e Syngrou, menjëherë pasi ky i fundit ishte kthyer në banesën e tij në Ilioupoli. Autoritetet dyshonin se Moschouris vepronte për llogari të një personi të tretë që kishte konflikte financiare me biznesmenin.

Përfshirja tjetër e tij lidhej me rrahjen e arbitrit ndërkombëtar Kyros Vassaras në tetor 2010. Sulmi ndodhi teksa arbitri zbriste nga një taksi për të shkuar në shtëpinë e vjehrrit në Kaminia. Autorët nuk folën fare dhe e goditën me shkop në kokë, shpatull dhe këmbë. Për të shpëtuar, arbitri u fut sërish në taksi dhe u largua. Në dosjen hetimore thuhej se koordinatori i dyshuar i sulmit ishte Moschouris.

Në dhjetor 2015, ai u akuzua si pjesë drejtuese e një organizate kriminale që merrej me zhvatje dhe “mbrojtje” biznesesh. Sipas autoriteteve, grupet kriminale ndanin zonat e kontrollit dhe bashkëpunonin për mbledhjen e parave nga bizneset. Për këtë çështje u dënua me 8 vite burg dhe kaloi një periudhë pas hekurave.

Nga autor në shënjestër

Në vitin 2020, Moschouris kaloi nga roli i agresorit në atë të objektivit. Në korrik të atij viti, persona të panjohur i organizuan pritë jashtë një furre buke në Voula dhe e qëlluan me të paktën 13 plumba. Ai arriti të shpëtonte duke u fshehur pas automjeteve të parkuara dhe më pas u fut në makinën e tij të blinduar.

Pas sulmit u plagos dhe u dërgua në spital, ku qëndroi disa ditë nën kujdes mjekësor. Më pas, emri i tij u përmend edhe në dosjen e vrasjes së gazetarit Giorgos Karaivaz, ku kishte indicie për përfshirje morale, por asnjëherë nuk u ngrit zyrtarisht akuzë ndaj tij.

Një tjetër përplasje e fortë lidhej me grupet e kontrabandës së cigareve nga persona me origjinë nga ish-Bashkimi Sovjetik. Informacionet flisnin për një “kontratë vdekjeje” të hapur ndaj tij.

Sipas burimeve, ai kishte konflikt të drejtpërdrejtë me një person të njohur si “Endik”, ukrainasi që sipas autoriteteve greke konsiderohet figurë kyçe në kontrabandën e cigareve në Ballkan.

@NewsIn.Al

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments